Arbëri

Gratë e Fuqizuara - Ekonomi e Fuqizuar

 

‘Gratë e Fuqizuara’ është një storie rreth tri grave të mahnitshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat përkundër të gjitha gjasave arritën të bëhen sipërmarrëse të suksesshme, duke ofruar inspirim për gra dhe vajza përtej shteteve të Evropës Juglindore. Ato janë dëshmi e gjallë për të treguar se në rast se gratë dhe burrat I kanë të drejtat dhe mundësitë e barabarta, familjet dhe komuniteti i tyre do të përparojë dhe lulëzojë.

Jasmina Kotevska nga Suvodol, Demir Hisar është e diplomuar në Historinë e Artit, por thotë se zanati i saj është rritja e deleve: “Rritja apo mbarështimi i deleve është një traditë familjare e cila është duke vdekur ngadalë. Bujqësia ishte opsioni i vetëm i mbetur për mua. Kur fillova punën me dele, fillova të zhvilloj një ndjenjë të diciplinës dhe përgjegjësisë. Mendoj se ndikoi pozitivisht në personalitetin tim. Unë besoj se gratë janë plotësisht të afta per te bërë punë mashkullore dhe anasjelltas”. Fuqizimi ekonomik i grave është një proces transformues që i ndihmon gratë të rrisin të drejten e tyre për burime ekonomike dhe fuqinë për të marrë vendime. Investimi në fuqizimin e ekonomisë së grave, vendos një rrugë për reduktimin e varfërisë dhe për barazinë midis burrave dhe grave. Për shumë gra nuk është e lehtë për t’i manuvruar rolet e shumta gjatë sigurimit dhe kujdesit për familjet, por është përpjekja e cila shpërblehet me pavarësi dhe mundësi.