Arbëri

Sipas mbrojtjes, Policia ka ofruar garanci për lirim me kusht të Veselit

Foto: AP
 

Mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar masën e sigurisë për të liruar me kusht njërin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një përgjigje të mbrojtjes ndaj vendimit të Prokurorisë për mbajtjen e Veselit, të publikuar nga Specialja, thuhet se Policia e Kosovës ka dhënë përgjigje në kërkesën për ofrimin e sigurisë në rast të lirimit me kusht, më 27 tetor.