Arbëri

Rasti “Fajdet”: Polici i pranishëm në takimet e të akuzuarve, prokuroria e cilëson si dëshmitar

Në foto Faton Dalladaku

Pjesëtari i Policisë, Lulëzim Goxhufi, sipas dëshmisë së biznesmenit Faton Dalladaku, dhënë në Prokurori, ka qenë i pranishëm në takimin e tij me pesë të akuzuarit, Ismet Osmani-Curri, Adil Thaçi, Ilir Bojku, Mentor Maqani e Sami Nika, të cilët ngarkohen me veprat penale fajde, detyrim e mashtrim. Goxhufi, sipas aktakuzës së ngritur javë më parë, nuk e ka lajmëruar Policinë për krimin që po ndodhte, e Prokuroria e ka propozuar vetëm si dëshmitar

 

Pjesëtari i Policisë, Lulzim Goxhufi, sipas dëshmisë së biznesmenit Faton Dalladaku, dhënë në Prokurori, ka qenë i pranishëm në takimin e tij me pesë të akuzuarit, Ismet Osmani-Curri, Adil Thaçi, Ilir Bojku, Mentor Maqani e Sami Nika, të cilët ngarkohen me veprat penale fajde, detyrim e mashtrim. Goxhufi, sipas aktakuzës së ngritur javë më parë, nuk e ka lajmëruar Policinë për krimin që po ndodhte, e Prokuroria e ka propozuar vetëm si dëshmitar

Në 55 faqe aktakuzë është përmbledhur hetimi disavjeçar ndaj Ismet Osmanit-Curri, Adil Thaçit, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit e Sami Nikës, të dyshuar për fajde, detyrim e mashtrim.

Aktakuza e ngritur javën e kaluar, e të cilën e ka siguruar KOHA, përshkruan në detaje veprimtarinë e pretenduar kriminale të personave të ngarkuar.