Arbëri

Meta pas krimit në Gllogjan: Autorët meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

Meta ka thënë se ka besim të plotë te institucionet përgjegjëse të Kosovës që të zbulojë sa më parë autorët, që sipas tij, meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.