Arbëri

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.

Kurti në emër të Qeverisë u shprehu ngushëllimet familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë e Gllogjanit, ku vdiqën tre persona dhe mbeti një i plagosur.