Arbëri

Presidentja Osmani u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan të Deçanit.

Në telegramin drejtuar familjeve Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, thuhet se Osmani lajmin për vrasjen e ka pranuar me dhimbje të madhe, derisa ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten.