Arbëri

Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari janë në prag të daljes nga Spitali

 

Të mbijetuarit e aksidentit të rëndë në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, janë në prag të daljes nga spitali.

Nga spitali “Pirogov” në Sofje kanë folur për gjendjen e të mbijetuarve. Siç njofton “Novinite” aktualisht në Klinikën e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike janë 4 pacientë. Në Klinikën e Neurokirurgjisë është një pacient me frakturë të dy vertebrave, i cili i është nënshtruar operacionit në fillim të javës. Operacioni i shtyllës kurrizore ka kaluar me sukses dhe procesi i rikuperimit po shkon pa komplikime. I njëjti pacient i është nënshtruar edhe një operimi në pjesën e poshtme të këmbës.