Arbëri

Kurti takohet me kadetë të FSK-së, studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, dhe koloneli i FSK-së, Hamdi Pollomi priti në takimi katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, kryeministri Kurti ua uroi këtë festë të rëndësishme për kombin tonë katër kadetëve të pranishëm.