Arbëri

Javën e ardhshme dërgohen në Shkup trupat e viktimave nga aksidenti në Bullgari

 

Trupat e 45 viktimave në tragjedinë e rëndë në Bullgari do të transportohen në vend javën e ardhshme. Pasi prokuroria e Maqedonisë së Veriut ia dorëzoi Prokurorisë bullgare të gjitha provat, përfshirë analizat e ADN-së nga familjarët e të ndjerëve, identifikimi duhet të kryhet sa më shpejt në Bullgari.

Në ndihmë të kolegëve bullgarë kanë mbërritur dy mjekë patologë. Ministri i Punëve të Jashtme, i cili është në komunikim me MPJ-në bullgare, nuk ka mundur të saktësojë se në cilën ditë do të transportohen trupat në Maqedoni.