Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Foto: Ilustrim
 

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, derisa nga 2.834 testime, 418 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 451 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 189.044. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3.089 të vdekur dhe 199.555 raste pozitive.