Arbëri

Nëpërmjet masave, synohet funksionalizimi i punës së Kuvendit

Kryeparlamentarit Glauk Konjufca jo rrallëherë i duhet ta konstatojë mungesën e kuorumit në Kuvend. Për pasojë, shumë pika të rendit të ditës nuk kanë mundur të shqyrtohen e votohen deri tash
 

Shumë pika të rendit të ditës nuk janë shqyrtuar në Kuvend këtë javë, shkaku i mungesës së kuorumit. Deputetët nuk marrin pjesë në seanca, ndonëse ka një ligj e edhe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të obligueshme këtë pjesëmarrje. Kryeparlamentari Glauk Konjufca synon t’i disiplinojë deputetët, duke i prekur në xhep sa herë mungojnë pa arsye

Prishtinë, 28 nëntor – Kryeparlamentarit Glauk Konjufca jo rrallëherë i duhet ta konstatojë mungesën e kuorumit në Kuvend. Për pasojë, shumë pika të rendit të ditës nuk kanë mundur të shqyrtohen e votohen deri tash.

E njëjta i ndodhi edhe të premten, kur në rend dite ishte zgjedhja e anëtarëve të bordit të transmetuesit publik. Për pasojë, atij iu desh ta mbyllte seancën.