Arbëri

Vuçiq: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën, nuk pati asnjë reagim ndaj deklarimeve të Kurtit

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën dhe duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë të tillë.

Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të luftojë sa të jetë e mundur që të përparojë politikisht e ekonomikisht.
Në emisionin “Hit Tvit”, Vuçiq po ashtu ka thënë se nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja sa i përket deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin Kosovë – Shqipëri.