Arbëri

Në Serbi e konsiderojnë “të rrezikshëm” komandantin e ri të FSK-së

 

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se me emërimin e Bashkim Jasharit komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka treguar se “dëshiron ta shfrytëzojë FSK-në për veprime të njëanshme në veri të Kosovës”.

Me emërimin e Jasharit në krye të FSK-së, Drecun ka thënë se është gjetur njeriu që është i gatshëm të bëjë gjithçka.