Arbëri

Gjermania ndan një milion euro për FSK-në

 

Gjermania ka vendosur të ndajë një milion euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Siç ka njoftuar Rohde në Twitter, marrëveshja e arritur në kuadër të Iniciativës Aftësuese dhe Përmirësuese synon të sigurojë 10 palë rroba mbrojtëse për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.