Arbëri

Krasniqi nga Brukseli: Dialogu të përfundojë me njohje

 

Dialogu duhet të përfundojë me njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ka qenë porosia e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës që ka bërë në Bruksel, në një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas një njoftimi nga PDK-ja, Krasniqi e Lajçaku kanë diskutuar për ecurinë e dialogut dhe qëndrimin e PDK-së, karshi këtij procesi. PDK-ja ka thënë se e mbështet dialogun mes dy shteteve, me synimin për përfundim për njohje.