Arbëri

Apelohet për shfrytëzim të rrugëve alternative shkaku i punimeve në segmentin Vushtrri - Stanovc

 

Policia e Kosovës në Mitrovicën Jugore u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim të shmangies së kolonave të gjata të automjeteve.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë se si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri- Prilluzhë me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.