Arbëri

Sot dhe nesër, mot me diell dhe pjesërisht i vranët

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorë.