Arbëri

Stoltenberg: Akterë të huaj po tentojnë të minojnë progresin në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij sot në Riga ka folur për përparimin që ka bërë Ballkani Perëndimor që nga konfliktet e viteve 1990-ta.

Stoltenberg ka thënë se ka pasur së fundi tensionim të situatës në Kosoëv dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ka shtuar se akterë të huaj po tentojnë ta minojnë progresin në këtë rajon.