Arbëri

Ambasadorët e Quintit i shkojnë në zyrë kryeministrit Kurti

 

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në zyrët e tij ambasadorët e Quintit dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim ishte i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott, zëvendësambasadori i Francës në Kosovë, Francois Cypien, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dhe përfaqësuesi i posaçëm i shefit të Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.