Arbëri

​Sveçla: Kosova renditet e para në rajon nga Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021

Foto: KOHA
 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rezultatet e Qeverisë në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit, tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.

Sveçla shkroi se lufta serioze dhe e pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike, dhe avancimi në respektimin e të drejtave të njeriut ka bërë që Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021 “World Justice Project” të renditë Kosovën si e para në rajon.