Arbëri

Haradinaj e quan Kurtin komunist

 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, komunist.

Derisa ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të disa kongresistëve amerikanë në darkë me ambasadorin serb në Washington, Marko Gjuriq, ai ka thënë se “kryeministri ynë komunist krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka”.