Arbëri

Blerim Syla-Kurtit: Koha e diktatorëve ka kaluar

 

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti rreth rritjes së pagave për punonjësit shëndetësorë, duke thënë se “koha e diktatorëve ka kaluar” dhe se “çdo tendencë e tij do të dështojë”.

Në një postim në Facebook, Syla e ka quajtur skandaloze dhe patetike konferencën për media të kryeministrit Kurti dhe ministrit të ri të Shëndetësisë Rifat Latifi ku është folur për masat antiCOVID që hyjnë nga nesër në fuqi.