Arbëri

Ekspertët nuk e shohin të lehtë taksimin e të ardhurave nga kriptovalutat

Komisioni për Ekonomi ka iniciuar hartimin e ligjit për kriptovaluta, i cili pritet që të miratohet deri në fund të këtij viti
 

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar ata që merren me kritpvovaluta, që të ardhurat e gjeneruara duhet të deklarohen dhe të tatohen. Megjithatë, Kosova nuk ka ende ligj për çështjen e kriptovalutave. Madje shumë banka nuk pranojnë transaksione dhe blerje të këtyre monedhave virtuale. Sipas njohësve të kësaj fushe, identifikimi dhe taksimi i personave që merren me kriptovaluta është problematikë që do trajtim më serioz

Ende pa u miratuar Ligji që rregullon çështjet e kriptovalutave, Administrata Tatimore e Kosovës ka paralajmëruar një lloj ndjekjeje për personat që krijojnë të ardhura nga kjo veprimtari. Sipas këtij institucioni, të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme.

Megjithatë, Kosova ende nuk ka legjislacion që rregullon fushën e investimeve në kriptovaluta.