Arbëri

Java e ardhshme me shi dhe borë në Kosovë

Foto: KOHA
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë dinamike, me reshje shiu e bore. Të hënën pritet të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë, derisa e marta do të jetë vetëm me borë.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftim.