Arbëri

Fluturimet në Aeroportin e Kukësit janë ndërprerë tash e dy muaj

Megjithëse në Aeroportin e Kukësit nuk ka fluturime, në këtë aeroport, sipas drejtorit Altin Progonati, punohet çdo ditë me kapacitet të plotë të numrit të punonjësve, pasi ka punë të tjera që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe meremetimet në Aeroport
 

Drejtori i Aeroportit të Kukësit, Altin Progonati, ka bërë të ditur se fluturimet do të rinisin në muajin shkurt me dy ose trefishin e atyre më parë, ndërkohë që me rifillimin e fluturimeve, aeroporti do të jetë i ndriçuar për të bërë të mundur që fluturimet të kryhen gjatë 24 orëve

Kukës, 5 dhjetor - Prej dy muajsh, fluturimet përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut” janë ndërprerë.

Dy kompanitë ajrore “Air Albania” dhe ajo zvicerane “Helvetic Airways” nuk kanë programuar fluturime të tjera. Sipas drejtorit të Aeroportit të Kukësit, Altin Progonati, kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve për sezonin e dimrit.