Arbëri

Haxhiu: Shërbimi Korrektues është përdorur për interesa politike

 

(Ekonomiaonline) - Në 22-vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës u tha se kohërat e vështira të tranzicionit kanë përfunduar dhe se është koha ta ketë identitetin e merituar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Shërbimi Korrektues ka kaluar në disa tranzicione. Sipas saj ky institucion ishte shndërruar dhe ishte përballur me probleme, interesa politike, duke zbehur imazhin e tij dhe pjesë-pjesë e kanë njollosur.