Arbëri

FSSHK-ja kërcënon me ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka dalë me një kërkesë të re. FSSHK-ja ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind për të gjithë punëtorët shëndetësorë nëse Ligji i pagave nuk kalon.

Por kjo sindikate edhe një herë ka bërë thirrje të Ligji i pagave të implementohet me buxhetin e vitin 2022. Në rast se nuk ndodh asnjëra prej tyre, ata kanë kërcënuar me ndërprerje të punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore.