Arbëri

Reagimet e politikanëve pas pensionimit të Majlindës me ceremoni shtetërore

 

Politikanët kosovarë kanë reaguar pas pensionimit të legjendës së sportit kosovar, xhudistes Majlinda Kelmendi, me ceremoni shtetërore sonte.

Kelmendi ishte tërhequr nga karriera aktive në xhudo pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Sonte iu organizua një ceremoni shtetërore, ku nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u nderua me urdhrin “Shote Galica”.