Arbëri

Varhelyi: Vonesat në negociata ndikojnë në besimin në BE

Oliver Varhelyi
 

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, vlerësoi sot se vonesa e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore ndikon negativisht në besimin në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi në një fjalim online në Forumin Ballkanik në Sofje me titull “Është koha për të rikthyer besimin”, tha se Maqedonia e Veriut ka arritur shumë në fushën e reformave, duke shtuar se Brukseli i mbështet përpjekjet e tyre.