Arbëri

Ankesa për moszbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike

 

Ligji për Mbikëqyrje Elektronike të personave të cilët u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës nuk po zbatohet në Kosovë. Madje për këtë ligj nuk ka as salla operative për mbikëqyrje elektronike si dhe nuk ka pajisje apo byzylyk elektronik për mbikëqyrje.

Kështu thotë raporti Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”, i lansuar sot nga Lëvizja FOL dhe mbështetur nga misioni i EULEX-it në Kosovë.