Arbëri

Kurti: Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta për Kosovën

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kushtet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të drejta për Kosovën, në mënyrë që vendi të ecën shpejt drejt rrugës evropiane. Ai në Bruksel tha se tri vjet më parë, Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për kosovarët, por që qytetarët vazhdojnë të kenë vështirësi.

“Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta, rruga e Kosovës duhet të jetë e shkurtër drejt qytetërimit evropian. Besojmë që të kemi liberalizim të vizave, tashmë kanë kaluar 3 vjet, 4 muaj që prej Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por qytetarët vazhdojnë të kalojnë këtë regjim vizazh”, deklaroi ai.