Arbëri

Në Shqipëri pezullohen 30 policë, dolën pozitivë në drogë

 

Mbi 30 efektivë policie në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, nga rreth 1000 që e kanë kryer deri tash.

Burime jozyrtare i thanë Euronews Albania se pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar konsumues të kokainës. Nisur nga këto rezultate, në disa drejtori vendore kanë nisur pezullimet e para për punonjësit e policisë që rezultuan pozitivë.