Arbëri

ZPS-ja duhet ta dorëzojë deri më 17 dhjetor dosjen paraprake ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Foto: Reuters
 

Ka kaluar një vit prejse ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe ende nuk dihet një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tyre, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përkundër faktit se kanë kaluar gjithë këta muaj që nga arrestimi i tyre, Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri më tani, nuk ka arritur që të dorëzojë në gjykatë dosjen paraprake për këtë rast, e cila përmban përmbledhje të provave, që Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës së pretenduar penale.