Arbëri

Kurti: Dështimi për realizimin e premtimeve pas përmbushjes së kushteve, minon besimin në BE

 

Sot në Bruksel u mbajt takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Siç thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së kryeministrit, Kurti para zyrtarëve të lartë evropianë, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi, tha se BE-ja është e ardhmja e vetme e Kosovës dhe se nuk ka alternativë tjetër.