Arbëri

INPO: Komunat nuk hartojnë planin e prokurimit konformë kërkesave ligjore

 

Organizata Iniciativa për Progres (INPO), në kuadër të projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë” sot ka publikuar raportin me titull “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”.

Hulumtuesi Qëndrim Arifi, pasi shpjegoi metodologjinë e hulumtimit, potencoi se planifikimi i prokurimit është një proces shumë i rëndësishëm për secilin autoritet kontraktues, për pasoj ky proces është i rregulluar me ligj dhe akte tjera nënligjore. Si hapi i parë në prokurimin publik, planifikimi është determinues edhe i fazave tjera të prokurimit, sepse një planifikim i mirë ndikon në suksesin e AK-së për vitin përkatës, dhe e kundërta një planifikim i dobët sjellë pasoja të pa parashikueshme për AK-në.