Arbëri

Gastronomët kërkojnë të hapen për tri javë në fundvit, paralajmërojnë protesta

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar që të ketë hapje të klubeve të natës dhe të mundësisë për organizim të dasmave për tri javët e fundit të vitit. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, dimri nuk do të jetë i njëjtë sikur vera, po që se hapet gjithçka sërish.

Sipas tij, verës është punuar pa asnjë masë e popullata ka qenë e pavaksinuar. Ai ka kërkuar që dimrit, kur sipas tij frekuentimi i klubeve të natës është 70 për qind më i ulët se verës, të ketë hapje të sektorit me kushtin që hyrjet të jenë vetëm me dëshmi të vaksinimit.