Arbëri

Kuvendi mblidhet të hënën, diskuton për pagat në sektorin publik

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë më 13 dhjetor seancën e radhës parlamentare, është vendosur të mërkurën gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas njoftimit, në këtë seancë do të shqyrtohen për herë të parë, katër projektligje, siç janë: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Projektligjit për pijet e forta alkoolike, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina, si dhe Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.