Arbëri

​Reagon Blinken: Luftimi i korrupsionit, prioritet i sigurisë kombëtare

Foto: AP
 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, si dhe anëtarëve të bandës së tyre.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore.