Arbëri

Vuçiq: Organet tona do të hetojnë nëse ka akuza serioze ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pasi Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiq tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi.