Arbëri

KDI: Pa mobilizim të përgjithshëm, nuk ka luftë kundër korrupsionit

Foto: KDI
 

Instituti Demokratik i Kosovës në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka njoftuar ka vazhduar edhe sivjet të monitorojë procesin e prokurimit publik, me fokus në sektorin e shëndetësisë, për të siguruar që blerjet dhe shërbimet gjatë emergjencës shëndetësore të jenë transparente, në përputhje me ekonominë e tregut të lirë dhe konform nevojave të qytetarëve.

Sipas një komunikate për media, KDI ka vazhduar me ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e korrupsionit, dëshmitarët dhe sinjalizuesit e veprave korruptive. Sipas njoftimit, shumë punëtorë të cilët kishin humbur vendet e punës gjatë pandemisë apo nuk kishin realizuar të drejtën e pagesës nga pakoja emergjente kanë kërkuar ndihmë ligjore.