Arbëri

ZRRE-ja pranon të shqyrtojë tarifat me kërkesë të KEDS-it dhe KESCO-s

 

Zyra e Rregullatorit për Energji përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka pranuar të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrik, për të reflektuar çmimet e ngritura të importit si pasojë e krizës globale të çmimeve të energjisë, me kërkesë të KEDS-it dhe KESCO-s.

ZRRE-ja ka bërë të ditur se në bazë të mandatit të saj ligjor, ka vendosur të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm, dhe gjatë këtij procesi do të shqyrtojë aplikacionet e të licencuarve, duke vlerësuar nevojën për vazhdim të furnizimit me energji elektrike, rritjen e efiçiencës së konsumit dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve.