Arbëri

Vulini s’ndalet as pas deklaratës për Reçakun, akuzon Kosovën për destabilizim

 

Nuk ka mjaftuar deklarata që ministri i Brendshëm i Serbisë dha për masakrën e Reçakut. Pak ditë pasi e mohoi masakrën, Aleksandar Vulin ka hedhur akuza të tjera në drejtim të Kosovës duke e akuzuar për destabilizim të rajonit.

“Stabiliteti i rajonit pengohet në veçanti nga refuzimi i Prishtinës për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vulini, raporton Tanjug. “Para se të flitet për serbët apo stabilitetin, përfaqësuesit e Prishtinës duhet të shpjegojnë përse s’e kanë zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe se kur duan ta mbajnë fjalën e dhënë dhe të nënshkruar, nëse veçse e kanë një”.