Arbëri

Ministria e Bujqësisë përballet me mungesë stafi si pasojë e rastit “Subvencionet”

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka informacione nëse do të ketë aksione të tjera të organeve të rendi sa i përket arrestime për keqpërdorime me subvencione.

Peci ka thënë se kjo është punë e institucioneve të drejtësisë, por që thotë se arrestimet e fundit kanë pasur ndikim parandalimin e abuzimit financiar që ka ndodhur qe një kohë të gjatë në këtë ministri.