Arbëri

Ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzoi letrat kredenciale

 

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Xhabir Hamiti, i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale te Ndihmës Nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi.

Almehrezi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrave të tij dhe në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet EBA-së dhe Kosovës.