Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë pagën e 13-të

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë pagën e 13-të
Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke protestuar sot para Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.
Njëri nga organizatorët, Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut ka thënë që i kanë adresuar kërkesat e tyre, por që deri më tani nuk janë marrë parasysh.
Llumnica u shpreh se kërkesat kryesore janë që sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani, dhe të zbatohet Marrëveshja Kolektive-Sektoriale, që i bie që punëtorët të marrin edhe pagën e 13-të.
“Ne kemi adresuar disa kërkesa që dy vjet, që të respektohet ligji i punës ashtu siç është i përcaktuar, shteti i Kosovës përcakton ligje, kurse në ndërmarrjet më të fuqishme publike duhet të protestohet për respektim të ligji. Ne kemi realizuar planin mbi 100 për qind, 116 për qind të vitit në nëntor kemi tejkaluar planin e këtij viti ‘Kosova B’, dhe divizione tjera kanë tejkaluar planin, në marrëveshjen e përgjithshme kolektive neve na takon edhe paga e 13-të”.
“Nuk njihen pushimet vjetore me vende me rrezikshmëri, që duhet të jenë 30 ditë pushim vjetor. Nuk bëhet marrëveshja kolektive, e vetmja ndërmarrje publike që ka marrëveshje kolektive në nivel të ndërmarrjeve është KEK-u edhe pse KEK është ndërmarrja më gjigante në Kosovë, ma e fuqishmja edhe financiarisht edhe me prodhim”, u shpreh Llumnica.
Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut
Sot ka paralajmëruar protestë Sindikata e punëtorëve të KEK-ut. Protesta do të nisë nga ora 11:00 e do të zgjasë një orë.
Ajo do të mbahet para Divizionit të Kosova B.
Sindikata e Re e KEK-ut ka treguar arsyet e protestës. E para kërkon rrogën e 13-të për punëtorët e KEK-ut. Të bëhet sigurim shëndetësor për afat njëvjeçar e jo çdo tre muaj. Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për punëtorët.
Nga sindikata është bërë e ditur se do të organizohet edhe transporti për punëtorët e KEK-ut për t’iu bashkangjitur protestës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fetahu: Vendimi i Apelit për ZRRE-në, fitore e interesit qytetar

Bideni lavdëron Finlandën e Suedinë për bashkëpunimin në Kosovë

SHBA-ja e BE-ja intensifikojnë konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi
Von Cramon: Mali i Zi e meriton të anëtarësohet në BE

Prokuroria Speciale: Janë identifikuar 44 të dyshuar për masakrën e Dubravës

PSD-ja ia kërkon dorëheqjen Bordit të ZRRE-së

8 ukrainaset e diplomuara në Kosovë, kthehen në Ukrainë për deminim

12 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Sveçla: Kërkohet vigjilencë e shtuar nga të gjitha organet e sigurisë

Hovenieri beson në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi gjatë mandatit të Kurtit e Vuçiqit

Bislimi dhe Haxhiu diskutojnë me Komisionin e Venecias për vettingun
