Arbëri

Mbi 4 mijë të vaksinuar me dozën e tretë në Kosovë

Foto: KOHA
 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani, 4.126 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Me dozë të parë janë vaksinuar në total 873.836 persona, derisa me të dytën 776.881 persona. Numri total i dozave të administruara është 1.654.843.