Arbëri

Latifi për bashkatdhetarët: Dhurata më e mirë që mund të sillni është të jeni shëndosh

Foto: MSH
 

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar mesazhin e ministrit Rifat Latifi për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Ai u bëri thirrje mërgimtarëve dhe të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.

“Të festojmë me kujdes, të tregohemi të përgjegjshëm për familjen dhe shoqërinë dhe të mos harrojmë se ne i kemi humbur rreth 3000 njerëz tanë nga COVID-19. Mos të kemi numra të tillë asnjëherë më në Kosovë. Dhurata më e mirë që ju mund të sillni këtë vit në Kosovë është që të jeni shëndoshë, të vaksinuar dhe të ktheni shëndoshë andej prej nga vini”, thuhet në mesazhin e Latifit.