Arbëri

Rreth 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Një 20-vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare ishin dy personat e parë të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, më 13 mars 2020-ës. Prej atëherë e deri më sot në vend me COVID-19 u infektuan 161 mijë e 311 qytetarë. Ndërsa shkak i infektimit me këtë virus gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 2,989 qytetarë.

Për mbrojtje nga COVID-19 ka pati filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës. 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).