Koorporata Energjetike e Kosovës ka publikuar pamje nga vizita që kryeshefi ekzekutiv i kësaj koorporate, Nagip Krasniqi, i ka bërë Termocentralit Kosova B, sot.
Në videot e publikuara shihet Krasniqi teksa njihet nga afër me punimet që po bëhen në njësinë prodhuese të bllokut B-2 të TC Kosova B, dhe rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i këtij termocentrali.
Pamjet e bëra publike nga KEK tregojnë sesi ekipi i ekspertëve të kësaj kompanie, të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve dhe eksperti-monitorues i “General Electric”, i tregojnë Krasniqit në lidhje me punimet.
“Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“, ka thënë Krasniqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.