Arbëri

Kurti me Rizvanollin në termocentrale për Vitin e Ri

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në natën e ndërrimit të moteve.

Në njoftim të Qeverisë, thuhet se Kurti ka takuar punëtorët që punojnë sonte duke i falënderuar për angazhimin, sidomos për periudhën e fundit.